Site icon Telegrafi

Kokaina shitet në rrugët e Tiranës, arrestohen dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikëve.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga përfundoi 46-vjeçari Viktor Kaçi, banues në Lezhë, të cilit iu gjet 1 kg e 15 gramë kokainë.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, pasi siguronte sasi lënde narkotike në peshën 2-3 kg, e ndante atë në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe të qytetit të Lezhës”, tha Policia.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në një tjetër operacion, Policia arrestoi edhe një 26-vjeçar, të cilit iu gjetën doza kokaine gati për shitje. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, shtetasi I. Zh., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike kokainë, e ndanin në doza, të cilat i shisnin në zona të ndryshme të Tiranës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version