King Vali Corleone njihet për jetën luksoze që bën në Gjilan, të cilën e konsideron territor vetëm të tij.
Pas një udhëtimi për punë, sipas tij, në Sicili të Italisë, duket se kishte ardhur koha që të relaksohet ‘mbreti’.
Për atmosferën e Corleones është përkujdesur një këngëtare, e cila ka kënduar ‘special’ për Kingun ndërsa ai shihet në humor të mirë, transmeton Telegrafi.
“O Gllupa apo o Viqa, MBRETI Nuk Pinë Cocaine, as Marihuana, Sepse Këto Janë Elemente Klasike Për Mua, dhe Asbolutley As Nuk më Ndikojn Fare”, ka shkruar Corleone në Facebook.
Ndryshe, Vali ka pohuar se ndiqet prej shërbimeve sekrete botërore, të cilat po e konsiderojnë si person të rrezikshëm. /Telegrafi/