Telegrafi

Kokaina ia shkatërroi jetën dhe tani e këshillon një koleg: Mos u transfero në Everton

Andy van der Meyde (Foto by New Press/Getty Images/Guliver)

Andy Van der Mayde ishte një nga lojtarët më të kërkuar të rinj në Evropë në fillim të mijëvjeçarit.

Ai luajti për Ajaxin, pastaj u transferua në Inter, por karriera mori tatëpjetën për shkak të sjelljes joprofesionale dhe zakoneve të këqija, kryesisht të konsumit të kokainës.

Potenciali nuk u përmbush, por megjithatë është i gatshëm që të jap këshilla, këtë herë një bashkatdhetari 24-vjeçar, Anwar El Ghazi, lojtar i Lilles i huazuar te Aston Villa.

Anwar El Ghazi (Foto by Matthew Lewis/Getty Images/Guliver)

Evertoni është i interesuar për lojtari, por që ish-lojtari holandez e këshillon që të mos transferohet. “Mos e bëjë atë, mos shkoni atje. Është një klub i ndyrë, mos shkoni kurrë atje, do t’ju shkatërrojë”, tha 40-vjeçari.

Në fund të qëndrimit të tij në Angli, ai jetoi mjaft i frikësuar. Droga, alkooli dhe seksi me prostituta ishin jeta e tij e përditshme gjersa gratë dhe fëmijët e lanë atë dhe ishte në depresion.

Ndryshe, lojtari gjatë karrierës së vetë ka luajtur 181 ndeshje për klube të ndryshme dhe ka shënuar 21 gola. /Telegrafi/