Telegrafi

Koka tullace ‘tepër e shndritshme’

42-vjeçari Ian Down, i kishte bërë ato në një kabinë fotografike dhe i kishte dorëzuar së bashku me dokumentet tjera në zyrën e pasaportave, raporton Daily Mirror.

Por një i punësuar në Shërbimin e Pasaportave shikoi ndriçimin që reflektohej nga koka e Ianit dhe e pyeti: "Çfarë është kjo shenjë?"

Ian ka thënë: "Isha i shokuar. U tregova se çfarë ishte por më thanë se në disa shtete mund të mos më lejojnë të hyj nëse e shohin"

Ian është kthyer prapa për të bërë fotografi të reja, të cilat prapë kishin ndriçim por jo aq shumë sa për të nxjerrë ndonjë problem.