Telegrafi

Koka tullace si reklamë

Air New Zealand ka publikuar se kërkon 50 njerëz kokat tullace të cilëve do të shërbejnë si pllaka reklamimi, me porosi në tatuazhe të përkohshme me anë të cilave kompania do të përshpejtonte procesin e paraqitjes së pasagjerëve të saj në sportelet e tyre nëpër aeroporte.

Manekinët do të fitojnë 1.000 dollarë të Zelandës së Re (rreth 470 euro), derisa porosia do tu qëndrojë në kokë dy javë. Kushti i vetëm është që ata të janë në mesin e atyre që përdorin shpesh shërbimet e kompanive ajrore.

"Kur qëndroni në rreshtin e dytë për tu lajmëruar në sportel nuk ka gjë më mirë sesa në kokën shndritëse të atij që qëndron para jush të shkruaj se Air New Zealand do të përshpejtojë këtë proces", ka thënë shefi i marketingut të kompanisë Steve Bayliss.