Komiteti Olimpik i Kosovës në detaje u ka sqaruar klubeve dhe bizneseve të komunës së Deçanit rregulloren për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në sport, si dhe benefitet që sjell Ligji për Sponsorizime.
Besim Hasani, President i Komitetit Olimpik të Kosovës u shpreh se ligji për sponzorizime e favorizon sportin në raport me kulturën dhe rinin.
Sipas tij, ky ligji sjellë benifite për shtetin, komunitetin e sportit dhe bizneseve.
“Ky ligj unë po besoj që pak e favorizon sportin për raport me kulturën dhe rinin, dhe mbase ata delegat e kanë pasur parasysh kontributin që ka dhënë sporti në krijimin e imazhit pozitiv të Republikës së Kosovës…Kur jemi tek ligji për sponzorime, besoj se benifitet janë nga të tri palët, tri palë e konsideroj shtetin, e konsideroj komunitetin e sportit dhe komunitetin e biznesit”, u shpreh ai.
Tutje Hasani përfaqësuesit e klubeve dhe bizneseve deçanas i ka informuar edhe për mënyrat e sponsorizimit për sportistët.
“Format e sponzorimit mund të bëhen edhe me këse, mund të bëhen të gjitha menjëherë, mund të ofrohen edhe pajisje sportive, rekuizita, pastaj është forma se si përkthehen në vlera, mbështetje vetëm për një garë të caktuar domethënë ose vetëm për një sponzorim të përgjithshëm, shërbime të transportit, të ushqimit, akomodimit, hotele të ndryshme mund të hyjnë në arazhmane të tilla apo shërbime tjera që kanë nevojë sporti dhe sportistët”, u shpreh Hasani.
Gjatë ditës përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës kanë vizituar edhe komunën e Gjakovës, ku edhe aty u diskua për ligjin e sponzorizimit.