Telegrafi

KOK-u pret të pranohet në KON

"KON-i do t’i ketë tri mbledhje gjatë këtij viti. Në muajin shkurt, maj dhe në fillim të muajit shtator. Në cilëndo mbledhje të diskutohet dhe të na pranojnë përkohësisht nuk na prish punë, megjithëse mbledhja e muajit shkurt është shumë afër për të ndodhur diçka”, ka thënë Besim Hasani për Zërin.

“Sa i përket pranimit të federatave, atë kusht e kemi përmbushur. Të gjitha federatat që janë përkohësisht të pranuara gjatë këtij viti do të pranohen me të drejta të plota. Por, prioritet tashmë nuk është pranimi i federatave, por pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar", përfundoi ai./Telegrafi/