Site icon Telegrafi

KOK organizon Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit

Komiteti Olimpik i Kosovës shënon të mërkurën 5 qershorin – Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit.

Kjo ditë këtë herë do të shënohet në frymën e sensibilizimit dhe inkurajimit të femrës për t’u marrë me sport.

Për dallim nga vitet e  kaluara, KOK këtë aktivitet do ta mbaj me femrat sportiste dhe ato që janë të përfshira në fushat tjera të sportit, të cilat do të jenë të përkrahura nga gratë e suksesshme të Kosovës nga të gjitha fushat.

Të pranishëm pritet të jenë figura të larta sportive, politike dhe kulturore, të cilat do të performojnë sporte të ndryshme, të improvizuara në aktivitet, kurse nuk do të mungojnë edhe sportistet e tanishme të suksesshme të sporteve individuale, si dhe kampionet dhe fitueset e kupave në sportet ekipore.

Aktiviteti mbahet në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, me fillim në ora 11:00.

Exit mobile version