Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport (MKRS).
Memorandumi i nënshkruar nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe ministri Hajrullah Çeku, parasheh mbështetjen financiare të KOK-ut gjatë vitit 2021.
Presidenti Krasniqi falënderoi ministrin Çeku për nënshkrimin e memorandumit, derisa theksoi nevojat e KOK-ut për mbështetje shtesë gjatë këtij viti, marrë parasysh pjesëmarrjen e ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Edhe ministri Çeku tha se Komiteti Olimpik i Kosovës dhe federatat sportive do të marrin mbështetje shtesë financiare, përtej bazës së memorandumeve të nënshkruara sot.
Ministri Çeku nënshkroi sot memorandumet edhe me federatat e mundjes, atletikës, notit, karatesë, volejbollit, hendbollit, basketbollit dhe shenjëtarisë sportive.