Telegrafi

KOK mbështet pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive në Kosovë

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së masave të koronavirusit, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të gjitha aktivitetet sportive në Kosovë të pezullohen deri në një vendim të ri.

Komiteti Olimpik i Kosovës përkrah vendimin e Qeverisë duke e konsideruar më se të nevojshëm pas situatës së krijuar së fundi.

Presidenti Besim Hasani sot kishte zhvilluar një takim me ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, si dhe me përfaqësues të federatave, ku njëzëri është kërkuar të ndërpriten aktivitetet sportive.

KOK rekomandon të gjitha federatat sportive, klubet dhe sportistët t’i përmbahen vendimeve të Qeverisë.