Telegrafi

KOK mbështet financiarisht Federatat Olimpike dhe Jo-Olimpike të Kosovës

(Foto: Facebook/KOK)

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ka marrë vendim të mbështesë Federatat Olimpike dhe Jo-Olimpike të Kosovës, pas vështirësive të krijuara nga përhapja e pandemisë COVID-19.

Shuma e ndarë për federatat është rreth 23 mijë euro, të cilat do të ndahen nga 700 euro për Federatat Olimpike dhe 500 euro për Federatat Jo-Olimpike të Kosovës.

Për federatat olimpike, KOK ka fituar fonde nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Komiteti Olimpik i Evropës (KOE) dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Për të mos anashkaluar Federatata Jo-Olimpike, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka vendosur që këto federata të mbështeten nga të hyrat e sponsorëve të KOK-ut.

Gjatë këtij viti, KOK ka mbështetur edhe sportistët elitarë të sporteve të xhudos, boksit, mundjes dhe notit, bazuar në kërkesat e tyre për heqjen e shpenzimeve të përgatitjeve gjatë pandemisë.