Telegrafi

KOK: Ceremonia e ‘Laureatëve’ më 22 shkurt pa prani të mysafirëve

(Foto: Facebook/KOK)

Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë edicionin e pestë të zgjedhjes së Laureatëve për vitin paraprak.

Për shkak të masave të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për mbrojtje nga pandemia COVID-19, ceremonia do të mbahet pa praninë e mysafirëve dhe vetëm me praninë e Laureatëve.

Ceremonia organizohet më 22 shkurt 2021 në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Juria në përbërje anëtarë të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, ish-sportistë dhe gazetarë sportivë, do të zgjedhin çmimet për Laureatët e vitit 2020.

Kjo do të bëhet sipas kategorive: Sportistja dhe Sportisti i Vitit, Trajneri i Vitit, Kombëtarja e Vitit (meshkujt dhe femrat), Çmimi Special dhe Shpresa e Vitit (meshkuj dhe femrat).