Site icon Telegrafi

Koja: Të mundësohet që PSP-ja ta vazhdojë punën e saj

Shefi i Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut Clemens Koja, sot ka shprehur shqetësime në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Speciale, që është lëndë e negociatave në mes partive në pushtet dhe opozitës, si dhe për mandatin e PSP-së.

Koja ftoi të gjitha partitë që të arrijnë marrëveshje dhe t’i mundësohet PSP-së të vazhdojë punën e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koja në prezantimin e raportit të dytë të OSBE-së për punën e PSP-së, tha se gjithashtu është e rëndësishme që PSP-ja të vazhdojë punën në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Ndërsa nga ana tjetër prokurorja speciale Katica Janeva, tha se pret që Ligji për PSP-në të miratohet sa më shpejtë dhe t’i mundësojë kompetenca më të mëdha Prokurorisë./Telegrafi/

Exit mobile version