Telegrafi

Kohëzgjatja e shkurtë e baterisë në iPhone 4S?

Guardian shkruan se disa shfrytëzues të iPhone 4S ishin kontaktuar nga Apple pas ankesave për performancën e dobët të baterisë. Në të vërtetë, shfrytëzues të shumtë në faqen për përkrahje të Apple thonë se bateria në iPhonein e ri po ju zgjat vetëm disa orë, edhe pse po e përdorin telefonin në minimumin e mundshëm ani pse kanë të ç’aktivizuara të gjitha funksionet të cilat mund të risin shpenzimin e energjisë.

Së paku një shfrytëzues i iPhone 4S i ka thënë Guardianit se ishte kontaktuar nga inxhinierët e Apple i cili ia kishte dhënë instruksionet për instalimin e softuerit për diagnostifikim i cili do të ia dërgoj kompanisë detajet për analizë të mëtutjeshme.

Apple për momentin nuk ka komentuar këto pohime. /Telegrafi/