Duke analizuar rreth 16 studime mbi gjumin, ku janë përfshirë më shumë se një milionë e gjysmë participantë, ekspertët pranë këtij universiteti erdhën në përfundim se kohëzgjatja ideale e gjumit është ndërmjet 6 dhe 8 orë (brenda 24 orësh), që do të thotë gjumi më i shkurtë se gjashtë orë dhe më i gjatë se tetë orë është i rrezikshëm për shëndet.
Sipas rezultateve të botuara në revistën Sleep, personat që flenë më pak se gjashtë orë, kanë për 12% rrezik që të vdesin në moshë 25-vjeçare. Ndërkohë ata që flenë më shumë se nëntë orë kanë për 30% rrezik që të vdesin në moshë të re.
Veç rrezikut nga vdekja, kohëzgjatja e parregullt e gjumit lidhet edhe me paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme, si depresioni, diabeti, sëmundjet e zemrës etj. /Telegrafi/