Telegrafi

Kohëra të vështira për 1,5 miliard punëtorë

Kjo, bëhet e ditur në raportin e Organizatës Ndërkombëtare për Punë (ILO), të publikuar mbrëmë.

"Priten kohëra të vështira për 1,5 miliardë pranues të rrogës", deklaroi drejtori i përgjithshëm i ILO-së, Huan Somavia.

"Rritje e ngadalshme ose negative ekonomike, në kombinim me rritjen rrapide të çmimit të ushqimit dhe energjisë do t`i "hajnë" rrogat e shumë punëtorëve, veçmas të atyre me të ardhura të ulta dhe familjeve më të varfëra. Klasa e mesme, po ashtu, do të pësoja pasoja të mëdha", bëhet e ditur në raportin.