Site icon Telegrafi

Kohë të vështira për Putinin

 Analistë dhe opinionistë me zë, i kanë kushtuar rëndësi të ardhmes së Rusisë duke e emërtuar atë Periudha e vështirë e Putinit. Nga kriza që po kalon Rusia, Putini nuk merr plagë, por forcohet. Sepse duke dalë në opinionin e gjerë rus me deklaratat e “armiqësisë së jashtme” ai fiton mbështetje. Kur punët nuk shkojnë mirë, si një lider plotësisht autokrat, flet sikur vendin prej vitesh e ka drejtuar dikush tjetër.

Këtë e vërtetoi edhe me një deklarate te ditëve të fundit, kur tha se u kishte kërkuar Bankës qendrore dhe qeverisë që të merrnin masa ndaj spekulatorëve që veprojnë në tregun e devizës. Situata e Putinit, i cili ka nën kontroll mbi 70 % të opinionit publik, shprehet në humbjen e shpejtë të vlerës së rublës ruse ndaj dollarit këto 6 muajt e fundit. Këto dështime Putuni ua adreson fuqive te jashtme dhe grupeve spekulatore. Në këto vështirësi ai propozoi edhe “faljen e kapitaleve” atyre qe paratë i kanë depozituar jashtë shtetit. Vetëm këtë vit nga Rusia kanë dalë mbi 100 miliardë dollarë. Ai tani e kupton se duhet të vendosë kontrollin mbi kapitalin e lëvizshëm rus. Në 15 vjetët e fundit, edhe me rritjen e çmimeve të shitjes se karburanteve, të ardhurat për fryme në Rusi, nga 4000 dollarë që ishin në vitin 2000 kanë shkuar në 7000 dollarë në vitin 2013.

Rusia, e cila në vitin 2013 eksportonte 280 miliardë dollarë naftë, me një llogari të sheshtë, po të eksportojë edhe këtë vit të njëjtën sasi, të ardhurat do të bien në 170 miliardë dollarë. Një humbje e lartë me 5 % në të ardhurat e përgjithshme kombëtare. Në buxhetin e Rusisë,të ardhurat nga shitjet e karburanteve përbëjnë 45 % të të ardhurave të përgjithshme. Në përgatitjen e buxhetit të vitit 2015, parashikohet shitja e fuçive të naftës me çmimin 100 dollarë për fuçi. Por nëse çmimi për një fuçi naftë vazhdon të jetë 60-70 dollarë edhe për dy vite, atëherë Rusia do të detyrohet të shkurtojë shpenzimet e parashikuara në buxhet, ose do të përdorë rezervat shtetërore. Kjo e fundit do të kërkojë të paktën 75 miliardë dollarë, kur rezervat e devizës ruse kane rënë në shifrën 420 miliardë dollarë. Rusia, vetëm për muajin dhjetor duhet të paguajë për borxhin e jashtëm 35 miliardë dollar, ndërsa borxhet për periudhat më afatshkurtra do të mbërrijnë deri në 150 miliardë dollarë.

(Marrë nga: Shekulli)

 

Exit mobile version