Jetojmë në një kohë ku në emër të moralit flasin të pamoralshmit;
Ku të papunët e të varfëritë mbushin kafenetë;
Ku të diplomuarit janë të papunë, ndërsa ata pa diploma punojnë;
Ku kemi shumë universitete e shumë pak dije;
Ku politikanet e korruptuar flasin kundër korrupsionit;
Ku shteti në vend se ta lufton korrupsionin, e mbron atë, pikërisht me mekanizmat që ka krijuar për të luftuar;
Ku lulëzon kleptokracia, ashtu siç lulëzojnë lulet në pranverë;
Ku politikanët pasurohen brenda natës, kurse qytetarët marrin rrugën e zorit;
Ku bëhesh kryetar komune, por nuk din të shkruash asnjë fjalim;
Ku kryetarët e komunave në vend që të jenë shembull, vjedhin fjalimet e njëri-tjetrit;
Ku bëhesh akademik dhe i djeshëm, duke vjedhur në Wikipedia e në Google;
Ku plagjiatura nuk konsiderohet krim akademik, por zotësi akademike;
Ku gjyqtarët në vend se të jenë të pavarur në vendimet e tyre, ata janë të pavarur nga ligji;
Ku drejtësia nuk kërcënon me ligjin e arsyes, por kërcënon me ligjin e korrupsionit;
Ku mediet, në vend që të jenë makth për politikanet, politikanet janë makth për mediet;
Ku në vend se politikanet të varen nga mediet dhe të jetojnë nën presionin e tyre, mediet varen nga politikanet dhe punojnë nën presionin e tyre;
Ku pagat mujore të deputeteve janë më të mëdha se pagat vjetore të qytetarëve;
Ku për t’u punësuar nuk kërkohen kritere, por libreza të partive politike;
Ku kriteri i vetëm për tu punësuar një femër nuk është dija, po bukuria;
Ku në ditën ndërkombëtare të punës punëtoret nuk protestojnë, por festojnë;
Ku pakicat privilegjohen, ndërsa shumica diskriminohet;
Ku priftërinjtë serbë paguhen nga shteti, kurse hoxhallarët arrestohen;
Ku nuk flasim me fjalë, por me gishta;
Ku për kapjen e shtetit flasin vet kapësit e shtetit;
Ku protestuesit i japin ultimatum Policisë, në vend se Policia t’ju japë ultimatum protestuesve;
Ku kemi shumë spitale ama shume pak shëndet;
Ku pasuria po shtohet, e varfëria po rritet;
Ku nuk pranojmë kritika, por veç rrafsh duam që të na bëjnë;
Ku më shumë kemi shoqëri virtuale sesa shoqëri reale;
Ku këngëtarët nuk dëgjohen, por shikohen;
Ku civilizimi matet me lakuriqësi;
Ku shkollat janë shndërruar në vendtakime për dashuri;
Ku të gjithë thonë se nuk është e rëndësishme paraja ama të gjithë vrapojnë pas parasë;
Ku sinqeriteti dhe ndershmëria janë në deficit, ndërsa hipokrizia ka arritur kulmin.