Shumë emra të njohur nga estrada shqiptare janë ende në pikëpyetje lidhur me sezonin veror 2020.
Ata nuk e dinë nëse këtë vit do iu lejohet mbajtja e koncerteve, shkaku i masave preventime për pandeminë globale COVID-19.
Megjithatë, periudhën e qershorit e cila është paksa më e qetë për një pjesë të mirë të tyre, duket se shumë prej të famshmëve po e shfrytëzojnë për të shijuar disa ditë të mira pushimi.
Në vazhdim ju sjellim disa prej tyre, që janë duke shijuar pushimet në këtë kohë pandemie:
Capital T
Rep-artisti Capital T të mërkurën publikoi për fansat një ‘selfie’ nga bregdeti në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke bërë kështu të ditur kështu se pushimet për të sapo kanë filluar.
Ledri Vula
Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Ksamil me të dashurën e tij, Sara Hoxha.
Dyshja e njohur kanë ndarë me ndjekësit e tyre imazhe të ndryshme nga momentet e ëmbla që po shijojnë në shoqëri të njëri-tjetrit.
Angela Martini
Bukuroshja Angela Martini bashkë me të dashuri ne saj rumun, Dragos Savulsecu, kanë nisur së fundmi pushimet.
Dyshja përmes imazheve të ndara me ndjekësit e tyre në Instagram, kanë bërë të ditur se destinacioni i përzgjedhur për pushimet e tyre kanë qenë Filipinet.
Arilena Ara
Këngëtarja Arilena Ara ndau me ndjekësit disa imazhe atraktive në bikini nga Jugu i Shqipërisë. Ajo bëri të ditur se është duke xhiruar një projekt të ri muzikor atje, gjersa duket se në të njëjtën kohë, ka shfrytëzuar mundësinë që të shijojë pak detin.
Eranda Libohova
Edhe këngëtarja Eranda Libohova e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, se ka shijuar këto ditë bregdetin në hapje të sezonit veror.
Jonida Maliqi
Ndryshe nga të famshmit e tjerë, Jonida i nisi pak më herët pushimet – që në muajin maj. Ajo ishte me djalin e saj në jug të Shqipërisë, ku shijuan bregdetin shqiptar gjatë kohës së pandemisë. /Telegrafi/