Telegrafi

Koha për të pasur balluke

Ballukja është gjëja e duhur për të bërë është që të ndryshoni modelin e flokëve dhe pse jo t’i prisni për festa. Por bëni kujdes, sepse duhet të gjeni modelin e përshtatshëm midis të gjithë atyre që ju propozohen. Mbi të gjitha, duhet guxim dhe rezultati do të jetë padyshim një balluke e bukur mbi ballin tuaj.

Por në këtë rast nuk po flasim për balluken klasike të drejtë dhe të shkurtër, por për një balluke e cila nuk ka një formë të caktuar dhe së cilës ne mund t’i japim vetë drejtimin e duhur (p.sh. duke mbuluar në mënyrë të mistershme njërin sy). Nëse bëni pjesë tek ato femra të cilat i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së tyre, atëherë kjo balluke duhet të shndërrohet në ‘domosdoshmëri’.

Nëse doni të bini shumë në sy, mund të tentoni me balluken shumë të shkurtër që i përafron modelit të djemve, ose një imitim i modelit të flokëve të Lady Gagës, por që sigurisht ju do ta vishni me origjinalitetin ruaj. Nuk jeni akoma të bindur se ballukja do të jetë trendi i ri, atëherë mund të bëni një kërkim të vogël dhe të shikoni modelin e flokëve që mbajnë shumë yje të kinemasë botërore.

Me një balluke pamja juaj do të ndryshojë tërësisht, do të dukeni më në trend dhe më moderne, përveç lezetit dhe ëmbëlsisë që do të ketë fytyra juaj! /Telegrafi/