Telegrafi

Koha për ndryshim të stilit të flokëve në të dyzetat: Moderne, femërore, ju bëjnë të dukeni më të reja! (Foto)

Zgjidhni atë e cila më së shumti ju pëlqen dhe drejt e te floktari.

Mosha dyzetvjeçare është ideale që të lozni me gjatësinë dhe teksturën. Si edhe gjithmonë, patjetër duhet ta kemi parasysh që nuk ekzistojnë rregulla – të gjitha mund t’i provoni dhe t’i bartni me stilin tuaj, transmeton Telegrafi.

1. Bobi shtresor

A post shared by Cate Blanchett (@cateblanchett) on

Kjo mënyrë e shkurtimit të flokëve do të japë vëllim, mirëpo nëse jeni të gjata edhe keni qaftë të bukur, e gjithë përshtypja do të jetë edhe për një shkallë më e mirë.

2. Tallaze të shkujdesura

A post shared by Rachel Weisz (@rachelweisz1) on

Femrat me shumë flokë, do të zgjedhin flokët mesatarisht të gjatë dhe tallaze, të cilat, para së gjithash, nuk duken me shumë kaçurrela, dhe janë të lëvizshme ashtu që flokët lëvizin nga fytyra për të mos pasur flokë të cilat mbyllin fytyrën.

3. Flokë të shkurtra

A post shared by Lena Headey (@iamlenaheadey) on

Nga pak të shkujdesura, të harlisura, flokët e shkurtër janë zgjedhje e përsosur për femrat paksa trupshkurtra, me fytyrë të vogël, sepse vizualisht i hapë dhe me atë rast i bën më skofiare.

4. Gjatësia shtresore

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Flokët e gjatë më së miri duken pikërisht të shtresuara, të cilat mundësojnë që çdo tufë të ketë tregimin e vet dhe të ketë lëvizjen e vet.

5. Të rrafshët dhe të rrumbullakuara

A post shared by Jill Kargman (@jillkargman) on

Zgjedhje e mirë për moshën dyzetvjeçare janë flokët e rrafshëta me vijë të thellë anash apo me vijë në mes, të cilat janë të prera ekskluzivisht rrafsh dhe në mënyrën e vet rrumbullakojnë fytyrën.

6. Bobi me balluke

Ky stil është më i mirë kur gjatësia e flokëve lehtë arrin në supe – mu sikur të jeni person tjetër.

7. Lobi i valëzuar

Bobi i zgjatur, në të vërtetë, më i gjatë bën të jetë nën supe, sepse gjatësia e tillë është më e përshtatshme.

8. Balluke të rralla

A post shared by Sofia Vergara (@sofiavergara) on

Ato janë ideale për dikë që dëshiron dukje të shkujdesur dhe ndryshim instant, ndërkaq janë zgjedhje e shkëlqyeshme për femrat të cilat janë të pasigurta kur është fjala për ballin. /Telegrafi/