Site icon Telegrafi

Koha për lyerje të thjonjve

Merrni një sasi të vogël manikyri në furçën tuaj dhe lyejeni duke u drejtuar poshtë nga qendra e thoit tuaj. Furça juaj duhet të mbajë aq ngjyrë për të arritur këtë. Lyeni anët e thonjve dhe mbaruat.

Thonjtë duhet të jenë plotësisht të lyer në tri seksione. Lejo të thahen për një minutë apo më shumë para se të aplikoni një shtresë të dytë, transmeton Telegrafi.

Këshilla për manikyrin

Manikyri mund të ruhet në frigorifer.
Nëse manikyri juaj i thonjve është tepër i trashë, provoni ta holloni me një hollues manikyri.
Për të parandaluar fërkimin e kapakut, lyejeni atë me pak vazelinë.
Prisni deri sa ngjyra të jetë vendosur (të jetë e thatë në të prekur) dhe pastaj aplikoni shtresën e fundit. Mos e anashkaloni këtë hap pasi ai jo vetëm i shton jetë manikyrit tuaj, por gjithashtu do të mbrojë thonjtë tuaj.
Pastroni të gjitha pajisjet tuaja me alkool dhe kur të jenë të thata, ruajini diku deri në manikyrin e ardhshëm. /Telegrafi/
 

Exit mobile version