Telegrafi

“Koha pas operimit, të mëson të jesh mirënjohëse për gjërat e vogla” – Dea Mishel publikon fotografi duke u mjekuar

E njohur për praninë e saj karizmatike në formatin televiziv Big Brother Vip Albania 2, moderatorja Dea Mishel ka qenë më pak aktive së fundmi në rrjete sociale.

Dea ka bërë një kthim të vëmendshëm në Instagram ku ka ndarë një lajm të rëndësishëm me ndjekësit e saj.

Në një postim, ajo ka treguar se ka kryer një operacion kirurgjikal, i cili ka zgjatur mbi katër orë.

Foto: Dea Mishel/Instagram

Pavarësisht kësaj përvoje të vështirë, ajo nuk ka lënë pa shprehur mirënjohjen e saj që gjithçka ka shkuar mirë, dhe ka bërë thirrje për rëndësinë e kontrolleve shëndetësore të rregullta.

Lexo po ashtu Dea Mishel shfaqet si teniste në fotografitë e fundit në Instagram

Në postimin në Instagram, Dea Shkroi: “Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha. Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë. Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve. Ndërkohë koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohese për gjërat e vogla(të medha) që shpesh i marrim për të mireqena. Falë zotit çdo gjë shkoi mirë.”

Më tutje ajo tha: “Mirënjohese për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtesë për të mos i lënë pas dore kontrollet shëndetësore! Qëndroni gjithmonë optimistë dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve!” /Telegrafi/