Telegrafi

Koha kur TMK-ja e ruante Hashim Thaçin pas lufte (Video)

Ish-Trupat Mbrojtëse të Kosovës, menjëherë pas demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë poseduar armë të gjata.

Kjo dëshmohet edhe në një video nga një tubim i Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ku shihen pjesëtarë të TMK-së me automatikë në duar, transmeton DrenicaOnline.

Ata po e siguronin rrugëtimin e ish-kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi dhe fjalimin e tij në tubim.