Ish-Trupat Mbrojtëse të Kosovës, menjëherë pas demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë poseduar armë të gjata.
Kjo dëshmohet edhe në një video nga një tubim i Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ku shihen pjesëtarë të TMK-së me automatikë në duar, transmeton DrenicaOnline.
Ata po e siguronin rrugëtimin e ish-kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi dhe fjalimin e tij në tubim.