Telegrafi

Koha kur për Interin dy futbollistë e mbanin numrin 9 në fanellë (Foto)

Zakonisht numri 9 në fanellë mbahet nga një sulmues që është më i miri në klub.

Sot në klubin italian Inter këtë numër e mbanë kapiteni i tyre argjentinasi Mauro Icardi.

Por vite më parë, Inter kishte në skuadër dy super sulmues, brazilianin Ronaldo si dhe kilianin Ivan Zamorano.

Ronaldo dhe Zamorano duke festuar një nga golat e Interit

Por pasi numrin nëntë e mbante braziliani dhe ky numër ishte favorit edhe për Zamoranon, ky i fundit gjeti një ide gjeniale për ta bartur numrin nëntë.

Ai kishte marrë numrin 18, mirëpo në fanellë i kishte vënë një plus pas numrit një për ta bërë numrin nëntë 1+8=9.

Në atë kohë gjesti i Zamoranos u përfol shumë nëpër mediat e ndryshme botërore. /Telegrafi/

MILAN, ITALY – MAY 03: Ivan Zamorano attends Serie A match between FC Internazionale Milano and AC Chievo Verona at Stadio Giuseppe Meazza on May 3, 2015 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa – Inter/Getty Images)