Diego Maradona dikur ka luajtur për Tottenham Hotspur përpara 30 mijë tifozëve në White Hart Lane dhe iu desh të huazonte këpucë sportive nga bashkëlojtari Clive Allen për këtë rast.
Argjentinasi i vogël, i cili vdiq fatkeqësisht të mërkurën pasdite pas një sulmi në zemër, në moshën 60 vjeç, veshi fanellën e Spurs për ndeshjen lamtumirëse të Ossie Ardiles në vitin 1986.
Maradona një mik i madh i ish-mesfushorit të Spurs, luajti së bashku me Glenn Hoddle dhe Chris Waddle atë natë, por ishte fituesi i Kupës së Botës ai që i befasoi të gjithë, duke mbathur një palë këpucë sportive të huazuara nga Clive Allen.
Është vet Allen, i cili e kujtoi rastin në një intervistë për talkSPORT.
Dieguito. Inside the football pitch, he was always so so happy. Playing, he was out of this world. Outside the pitch, he was magical as well. So so funny. Being with him you know that special things would happen. I will miss you my friend… pic.twitter.com/2uA4dZLK7s
— osvaldo ardiles (@osvaldooardiles) November 25, 2020
“Ossie tha: Kush ka këpucë me madhësi 39.5. Unë i thashë se kisha dy palë këpucë; një palë të vjetra që i kisha mbathur gjatë gjithë sezonit dhe një palë të reja, kështu që thashë: ‘Diego, bëhu mysafiri im dhe merr cilëndo palë që dëshiron!”.
“Unë kurrë nuk kam luajtur në një lojë ku jam ndjerë si spektator, sepse atë natë, Diego dhe Glenn ishin thjesht nga një planet tjetër”.
@talkSPORTDrive Just found that ‘Maradona’ clip my fellow Spurs fan was just talking about. Such a privilege to be there Ade. A very special night @osvaldooardiles #coys💙 pic.twitter.com/FuPIvvbkC0
— 💙 Allison Jane Smith 💙 (@AllisonJaneSmi2) November 25, 2020
“Ata ishin telepatik, dhe ju thjesht donit që ata të kishin topin. Disa nga shikimet dhe aftësitë ishin të pabesueshme”, kujton Allen.
Glenn Hoddle ishte një tjetër lojtar që u ‘çmend’ nga prania e Maradonas në ditën e veçantë të Ardiles.
“Magnetizmi i pastër i Maradonës ngriti të gjithë atmosferën. Një turmë marramendëse prej 30 mijë tifozësh u paraqit për ndeshjen dhe fillimi duhej të vonohej për 15 minuta për të lejuar të gjithë mijëra tifozë të hynin brenda”.
Very sad day and a true footballing great. I was very lucky to share the pitch and play with him and not so lucky to play against him, one of the very best. My thoughts and prayers are with his family at this time. 🙏🏻#RIPDiego pic.twitter.com/BgcdLltI5u
— Glenn Hoddle (@GlennHoddle) November 25, 2020
“Maradona dhe Ossie hynë në stadium pasi dy skuadrat duartrokitën me zë të lartë. Ishte e qartë se publiku ishte entuziazmuar që kishte mundësinë të shihte një lojtar të aftësive të veçanta të Maradona, dhe ai nuk i zhgënjeu ata”.
“Sigurisht që ai nuk e zgjati veten plotësisht, por unë jam një lojtar, filozofia e të cilit është e ndërtuar rreth futbollit të aftë dhe nuk mund të mos e admiroja këtë gjeni të vogël”, ka deklaruar Hoddle për faqen zyrtare të Spurs. /Telegrafi/