Luis Suarez njihet tashmë si një lojtar që simulon shumë gjatë një takimi dhe një moment qesharak ishte në përvalljen e Barcelonës ndaj Gironas
Ishte shkurti i vitit 2018, kur sulmuesi uruguaian tentonte të ndëshkohej me kartonë të verdhë, në mënyrë që të suspendohej për një ndeshje jo të rëndësisë së madhe dhe të largoheshin katër kartonët e tjerë të verdhë të pranuar nga ndeshjet e kaluara.
Në mënyrë që të luante ndaj Atletico Madridit, Suarez ishte i gatshëm që të pranonte edhe kartonin e pestë me radhë në ndeshjen ndaj Gironas.
Por, në atë takim, sulmuesi kishte kaluar pesë minuta të ndeshjes duke tentuar të ndëshkohej me kartonë të verdhë.
Gjyqtari Javier Alberola Rojas kishte menduar ndryshe dhe në tentimet e lojtarit për të pranuar kartonë të verdhë, nuk kishte reaguar me një gjë të tillë, duke akorduar vetëm faule.
Suarez spent the last five minutes trying to get a booking, but was unsuccessful. He's one yellow away from a ban and wanted to miss Las Palmas before Atletico. Alba managed to get his, though.
— Samuel Marsden (@samuelmarsden) February 24, 2018
Madje, Suarez kishte kaluar 15 sekonda për të rivënë topin në lojë, e as aty nuk ishte ndëshkuar me kartonë.
Uruguaiani nuk kishte arritur t’i shmangej përballjes me Las Palmas, dhe kështu gjyqtari nuk e kishte ndëshkuar atë, për ta lënë me vetëm katër kartonë të verdhë. /Telegrafi/
Images: Suarez’s struggle to get a yellow card to sit out the next league game against Las Palmas #fcblive pic.twitter.com/7XtwqoXozl
— Barcastuff (@barcastuff__) February 24, 2018