Ishte viti 2014, kur tashmë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, thoshte se ministritë e Qeverisë së Kosovës duhet ta kenë vetëm nga një zëvendësministër.
“Me një gjendje socio-ekonomike siç po gjendet Kosova, Qeveria nuk guxon të ketë më shumë se një Zëvendësministër” (sic.), kishte shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook më 16 dhjetor 2014. “Është shumë shqetësuese dhe e papranueshme që pas numrit rekord te Ministrive, Qeveria e Republikës së Kosovës të ketë më shumë se një Zëvendësministër për Ministri” (sic.).
Por, vetëm tri vjet pas ai në kabinetin e tij ka emëruar më shumë se 60 zëvendësministra.
Haradinaj kishte shtuar se zvogëlimi i kabinetit qeveritar ishte domosdoshmëri. Por, ka shtuar edhe dy ministri të reja nën qeverisjen e tij. /Klan Kosova/