Site icon Telegrafi

Koha kur Fabregas mposhti Willianin dhe Pedron në testin e shpejtësisë duke përdorur inteligjencën

Sulmuesit anësor, Willian dhe Pedro mund të jenë më të shpejtë se Cesc Fabregas në letër, por spanjolli kishte mundur dy ish-bashkëlojtarët e tij të Chelseat në stërvitje gjatë një prove të shpejtësisë dhe shkathtësisë.

Në një stërvitje të ndërlikuar në qendrën e trajnimit Cobham, të tre lojtarët garuan kundër njëri-tjetrit në një garë shpejtësie dhe shkathtësie.

Kjo garë arriti të fitohet nga ylli spanjoll, Fabregas, i cili u tregua më i mençur dhe më i shpejtë sesa Willian dhe Pedro.

Siç mund ta shihni në pamjet më poshtë, Fabregas merr vendime të mençura gjatë gjithë kohës, duke marrë kone në një mënyrë të tillë për të shmangur nevojën për të bërë ndonjë ndryshim drastik të drejtimit. Willian dhe Pedro, ndërkohë, janë të tronditur nga rezultati.

Kjo video thjesht tregon se ritmi nuk është gjithçka – veçanërisht në fushën e futbollit.

Fabregas, i cili tani luan në Francë për skuadrën e Ligue 1, AS Monaco, postoi klipin në faqen e tij zyrtare në Instagram dhe shpejtë u bë viral.

“A janë ata vërtet më të shpejtë se unë? Dita që munda Pedron dhe Williamin në lojën e shpejtësisë!”, kishte shkruar Fabregas. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version