Site icon Telegrafi

Koha e përkryer për piknik- këto janë produktet që ju nevojiten për të bërë ditën tuaj të paharrueshme

Pranvera njihet si stina më pozitive nga të gjitha. Me ardhjen e saj, ajo sjellë me vete ngrohtësinë e rrezeve të diellit, gjelbërimin e luleve shumëngjyrëshe dhe shumë gjallëri e pozitivitet te njerëzit.

Pranvera ju ofron mundësi të shumta për argëtim, një prej tyre edhe pikniku në natyrë.

Prandaj në këto ditë të ngrohta, të rrethuar nga natyra frymëzuese, bashkë me personat tuaj më të dashur, bëni këtë piknik sa më të begatë, të shijshëm e të volitshëm.

Si çdoherë Kosmonte Foods kujdeset që për ju të ofrojë produkte të shëndetshme dhe cilësore. Prandaj, më poshtë gjeni listën e ushqimeve më të shijshme të cilat ju sigurojnë që të kaloni një piknik të përkryer me më të dashurit tuaj.

Pulë e shijshme nga Perutnina Ptuj, një zgjedhje e cila nuk do të ju zhgënjejë. Nuk ka rëndësi nëse zgjedhni fileto, shpatull ose të dyja bashkë, mjafton t’i skuqni ato në grill me pak vaj ulliri dhe të përjetoni shijen e tyre mahnitëse.

E për të shoqëruar pulën e skuqur, mund të përdorni produkte të tjera shtesë si perime, djath ose kos të freskët.

Diçka e cila do t’i shtonte shumë shije piknikut tuaj është humus Noa. Humus njihet për shijen e fortë dhe është një produkt që nuk duhet të ju mungojë. E për fund mund të freskoheni me pije Capri Sun dhe Jogobella, të mbushura plot fruta dhe shije.

Kosmonte Foods, ju ofron produkte të shumta, të cilat janë të përkryera si për ushqimet në shtëpi gjithashtu edhe jashtë saj, si në raste të piknikut.

Artikull i sponzoruar

Exit mobile version