Ajo çfarë tani është shumë e rëndësishme dhe do të thosha një nga favoret e mëdha të kohës dhe proceseve të përgjithshme të lëvizjes së impasit të faktorit ndërkombëtare është që elita politike, intelektuale e akademike të kërkoj një tryezë ndërkombëtare në verën e vitit të ardhshëm, tryezë ndërkombëtare për gadishullin Ilirik, që do të kishte për qëllim nxjerrjen e faktorit shqiptar si një ndër faktorët që do të duhej të jetë prijës i proceseve si të integrimit të brendshëm të gadishullit Ilirik ashtu edhe të integrimeve euroatlantike.
Kjo tryezë ndërkombëtare e cila do të duhej të mbahet në një nga vendet e rëndësishme të botës demokratike dhe civilizuese do të kishte efektin e saj sidomos në përjashtimin e pasioneve, pastaj në deideologjizimin e dedoktrinimin e miteve, iluzioneve dhe përmirësimin e fytyrës së historisë së gadishullit Ilirik.
Duke ditur se gadishulli Ilirik pa një paqësim dhe transformim të brendshëm e të jashtëm, si dhe pa nxjerrjen e bishës me dy kokë nga shpirti i këtij rajoni që ka hyrë si në kohën e pushtimit të egër dhe barbar të perandorisë otomane-islamike, ashtu edhe asaj sllave-serbe, dhe të hedhjes së tyre jashtë përjetësisht, proceset e përgjithshme zhvillimore dhe integruese nuk do të kenë asnjë efekt dhe të mira të mëdha për shkak të pengesave të shumta si brenda popujve ashtu edhe në mendësinë dhe praktikimin e jetës fqinjësore dhe ardhmërisë.
Prandaj dialogu teknik që po shfaq shenja të të përkthyerit tani në politik nuk mund të zhvillohet sidomos me shtetin serb, kjo për katër arsye tepër të rëndësishme: E para – shteti serb dhe politika e tij kanë qenë uzurpatore dhe pushtuese barbare ndaj kombit shqiptar. E dyta – ajo ende nuk është zhveshur nga doktrinat dhe ideologjitë e saj demoniake. E treta – ajo nuk mund të bëjë dialog për territore autoktone dhe historike të kombit shqiptarë të cilat ajo i ka uzurpuar me dhunë dhe barbarizëm. E katërta – i tërë dialogu dhe sidomos negoaciatat që janë zhvilluar edhe më herët gjatë historisë nuk kanë dhënë rezultatin e duhur dhe pozitiv sipas së drejtës historike të kombit shqiptar, por janë bërë gabime të rënda duke lënë kombin shqiptar me pjesë të shpërndara nga trupi i tij i natyrshëm dhe historik.
E tërë bashkësia ndërkombëtare tanimë ka filluar të lodhet në pamundësi për të krijuar një stabilitet afatgjatë dhe pajtim të kohëve, por edhe për të nxjerr në dritë popujt që ende jetojnë në errësirën e tyre ideologjike dhe doktrinare. Prandaj për të mos shkuar deri te një zhgënjim i plotë vera e vitit të ardhshëm duhet të jetë vendimtar dhe përcaktues si për faktorin e përgjithshëm ndërkombëtare ashtu edhe për faktorin shqiptar dhe atë rajonal.
Pse them është lodhur bashkësia ndërkombëtare, sepse duke ditur se ajo i ka kaluar këto periudha të errëta ideologjike-doktrinare dhe ka kohë që jeton në paqe, liri, demokraci dhe stabilitet, kjo falë popujve dhe kombeve që janë pajtuar që drita e së vërtetës dhe historisë së kombeve të ndriçoj shtëpinë e përbashkët të këtij kontinenti, duke kuptuar kështu se vetëm duke jetuar në paqe, drejtësi dhe demokraci te arrijnë synimet e përbashkëta të zhvillimit dhe prosperitetit të përgjithshëm të këtij kontinenti.
Duke u nisur nga kjo është e rëndësishme që mos të lejohet një gabim tjetër në gadishullin Ilirik, duke i ikur nevojës urgjente për paqëtim, deideologjizim dhe dedoktrinim të miteve dhe iluzioneve që kanë krijuar popujt ardhacak në këtë kontinent, sepse çdo shmangie në këtë drejtim do të kishte pasoja me shtrirje të gjerë dhe jo vetëm rajonale. Sepse, në këtë kuptim duhet nënvizuar edhe këtë se nëse një sistem ideologjik politik, institucional, shtetëror etj., është ndërtuar mbi ideologjinë e dhunës, iluzioneve, marrëzisë, krimit, gënjeshtrave etj., ai sistem duke mos qenë si gjithmonë jetëgjatë, do të ketë një fat ashtu siç e kanë pasur gjithmonë ideologjitë e dhunës dhe shembjes së tyre në mënyrë të ngadalshme, pra heqjen e maskave ideologjike dhe daljen e plotë të fytyrës së shëmtuar – përbindëshe të këtyre ideologjive dhe sistemi fatkeq.
Ndërsa kur të shembet ky sistem ideologjikë ju do t’i shihni duke ardhur era e kësaj ideologjie të errët dhe rrënuese kudo në mesin e shoqërisë, institucioneve, shoqatave, organizatave, iniciativave, shteteve etj, etj. Prandaj është tepër e rëndësishme, do të thosha historike dhe vendimtare dalja e gadishullit Ilirik nga këto skaje të kohës së errët në dritën e kohës moderne, paqes, lirisë dhe demokracisë.
Çështja qëndron këtu se është koha që të mos lejohet hyrja në humnerë dhe ripërsëritja e gabimeve të rënda historike, sepse siç shkruante filozofi i njohur francez Blais Pascal: “…hyjmë në humnerë të pashqetësuar sapo të kemi ngritur një pengesë që nuk na lë ta shohim”. Prandaj nuk duhet assesi të hyhet në këtë fushë gabimesh dhe shtrembërimesh të mëdha të fytyrës së gadishullit Ilirik, as hedhjes së ushqimit të mëtutjeshëm ideologjive dhe doktrinave të errëta dhe iluzive, por me një mençuri dhe largpamësi të gjendet zgjidhja se si të dilet nga këto skaje të errëta që është futur rajoni me shekuj.
Më duhet këtu të nënvizoj një shembull model dhe të vyer për t’iu shmangur hyrjes në këtë fushë të rrezikshme,“sipas një ngjarje të njohur, një djalosh (…) shmangu një katastrofë. Duke ecur përgjatë digës, ai vuri re ujë që rridhte përmes një vrime në të. Uji po e rriste vazhdimisht madhësinë e vrimës. Po të shembej diga, uji do të vërshonte në të gjithë fshatin. Duke u mendur shpejt, djaloshi tërhoqi disa gurë për të mbyllur vrimën përkohësisht, pastaj thirri rojën bregdetare, i cili i mori masat e duhura duke shpëtuar kështu njëherazi digën dhe fshatin. Veprimi i djaloshit shpëtoi shumë vetë njerëzish”.
Kështu që me fjalë te tjera le të shërbej ky si një shembull simbolik për të gjithë e sidomos për politikën dhe aktorët vendimmarrës relevantë vendorë, rajonalë e ndërkombëtarë, që politika të jetë në funksion të realizimit të qëllimeve të mira, të drejta dhe të përbashkëta të botës së civilizuar si dhe vendeve e rajoneve që duan lirinë, demokracinë dhe zhvillimin e gjithmbarshëm.
Dhe në përmbyllje më duhet të nënvizoj shkrimtarin francez Jacques Henri Bernardin de Saint-Pierre, i cili shkruante se “politika është arsyeja sublime (…) dhe këtu është sublimja e politikës”, prandaj duke qenë se politika është arsyeja sublime, atëherë kjo arsye duhet të shfrytëzohet dhe të vihet në shërbim të së mirës së përgjithshme, vizionit të qartë dhe ardhmërisë së sigurt të kombeve e posaçërisht tërësisë së botës demokratike dhe të civilizuar.