Edhe këtë të diel, pensionistët dhe prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç kanë pasur mundësi që të dalin.
Liridalja për moshën e tretë zgjat deri në orën 10:00 paradite, ndërsa prindërit dhe fëmijët nën 14 vjeç do të kenë mundësi të lëvizin nga ora 11:00 paradite deri në 17:30 pasdite.
Pensionistët janë shprehur se u mjafton koha e vendosur dhe se kanë dalë qysh herët duke ruajtur distancën.
Ndërkohë të gjitha bizneset dhe aktivitetet e tjera do të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën në orën 05:00.
Ndërsa duke filluar nga dita e nesërme do të fillojnë lehtësimet edhe për disa biznese të tjera.
Të hënën do të mund të rifillojnë aktivitetin e tyre parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare, por duke ruajtur distancimin social dhe me vetëm një klient apo pacient në radhë.
Gjithashtu, është planifikuar që brenda qarqeve automjetet do të lëvizin pa autorizim, nga ora 05:00 deri në 17:30. /Ora News/