Site icon Telegrafi

Koha më e mirë për ujitjen e luleve gjatë ditëve të nxehta verore

CrushPixel

Temperaturat e larta kërkojnë ndryshim të rutinës

Ka mendime të kopshtarëve që bimët gjatë verës të ujiten më shumë dhe më rrallë, jo tepër pak dhe tepër shpesh.

Pavarësisht nëse bimët janë njëvjeçare apo shumëvjeçare, përpiquni që gjatë temperaturave të larta t’i ujitni në mëngjes, transmeton Telegrafi.

Ujitja në mëngjes u ofron rrënjëve mundësinë që më mirë të thithin ujin dhe u ofron bimëve tuaja lagështi të mjaftueshme që të mbijetojnë ditën pa shumë stres.

Megjithatë, nëse në mëngjes nuk keni kohë, është krejtësisht e përshtatshme që t’i ujitni bimët gjatë mbrëmjes. Atëherë vetëm kushtoni kujdes ujitjes direkt në zonën e rrënjëve, jo në fletë.

Lexo po ashtu Kështu kopshtarët i ruajnë lulet nga temperaturat e larta: Në plus 30 gradë, duhet t’i bëni këto gjëra!

Kur bëhet fjalë për bimët shumëvjeçare, ato kanë sistem më të thellë të rrënjëve të cilat u mundësojnë që të mbijetojnë periudhat e thatësisë nga njëri sezon në tjetrin.

Gjithashtu, bimët thithin ujin nëpërmjet rrënjëve, jo nëpërmjet fletëve, kështu që nuk duhet të shpenzoni ujë në gjethe që duken të thata. /Telegrafi/

Exit mobile version