Nëse jeni në lidhje, keni kujdes: tani është sezoni i ndarjeve.
Të paktën kështu thotë një studim i ri me 1600 përdorues australianë të ueb sajtit ‘RedHotPie’, i cili ka zbuluar se ndarjet e çifteve arrijnë majën afër kohës së Krishtlindjeve, transmeton Telegrafi.
71 për qind e grave dhe 56 për qind e meshkujve kanë pranuar se kjo është sezona ku më parë do të ndaheshin nga partneri nëse nuk do ta dashuronin shumë, sesa ta prezantonin me familjen gjatë sezonit festiv.
Kjo sepse me ardhjen e fundvitit, ne fillojmë të reflektojmë në vitin që ka kaluar. Është periudhë kaotike, e çmendur dhe njerëzit fillojnë të reflektojnë.
Kështu çiftet ndikohen nga emocionet e ndryshme, nga fillimi i vitit të ardhshëm fillojnë të ndihen mirë për veten dhe mendojnë se nuk duan të jenë në një lidhje të dobët.
Vlen të ceket se ndarjet jo gjithmonë janë gjë e keqe, sepse mund të jeni në një lidhje e cila nuk është e shëndetshme apo e duhura për ju. /Telegrafi/