Site icon Telegrafi

Koha më e mirë për të fjetur në mënyrë që të zgjoheni joshëse

Duket se ekziston një kohë e caktuar kur duhet të flini në mënyrë që kur të zgjoheni të dukeni në formën më të mirë të mundshme.

Brendi i shtretërve ‘Sealy’ ka kryer një studim për të mësuar më shumë për shprehitë e gjumit dhe për të zbuluar nëse vërtet ekziston një lidhje mes gjumit të mirë dhe një pamjeje të përmirësuar fizike.

Në mënyrë interesante, duket se vërtet ekziston një lidhje e tillë.

Personat të cilët bëjnë gjumë të mirë kualitativ mesatarisht 9 orë e 10 minuta çdo natë janë më të prirët të raportojnë për benefite pozitive në pamjen e tyre.

Hulumtimi gjithashtu ka zbuluar se ne duhet të synojmë të flemë në orën 21:45 dhe të zgjoheni në 6:55 të mëngjesit.

Ekspertët edhe më parë kanë theksuar se gjumi kualitativ ndikon pozitivisht në pamjen tonë të përgjithshme. /Telegrafi/

Exit mobile version