Telegrafi

“Koha e kometës” vazhdon rrugëtimin

Në Shqipëri, filmi është paraqitur më herët si premierë absolute gjatë ditëve të Festivalit veror të filmit në Durrës, duke u shpallur filmi më i mirë shqiptar i tre viteve të fundit, edhe pse nuk është ndjekur nga publiku i gjerë.

Ndryshe nga filmat tjerë shqiptarë, “Koha e kometës” nuk po ndjek rrugën normale të distribuimit, që do të thotë të qëndrojë të paktën një javë në secilën sallë kinemaje në qytetet e vendit.

Filmi më i shtrenjtë në historinë e kinematografisë shqiptare ka për regjisor Fatmir Koçin, ndërsa aktrojnë, në rol kryesor Blerim Destani, pastaj Çun Lajçi, Luan Jaha, Masiela Lusha, Xhevdet Jashari, blerim Gjoci, Xhevdet Ferri etj. /telegrafi/

 

Njëzet veta nw premierw

Mungesa e seriozitetit në promocionin e filmit “Koha e Kometës” ka sjellë në sallë fare pak njerëz. Filmi premierë është shfaqur vetëm një ditë.

Në mbrëmjen e 23 tetorit, salla e kinemasë “Millenium”, e para ndër kinematë shqiptare që po shfaq filmin në fjalë ka qenë me fare pak njerëz. Menaxheri i kinemasë ka shprehur keqardhje për publikun e pakët duke e zhveshur veten nga çdo lloj përgjegjësie mbi promocionin e dobët. Në fakt “Koha e kometës” është njoftuar vetëm një ditë para. /shekulli/telegrafi/