Telegrafi

“Koha e kometës” dhe “Heshtja e Lornës” në Selanik

Ky film është shfaqur të hënën në sallën e kinemasë “Stavros Tornes". Filmi i Fatmir Koçit është shfaqur edhe ditën e shtunë në seksionin “Balkan Survey”.

Filmi “Koha e kometës” ka përfshirë aktorë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Gjermania. Historia e një djali që niset për luftë dhe gjen dashurinë është boshti i filmit ku interpretojnë aktorët Blerim Destani dhe Masiela Lusha.

Filmbërësi Fatmir Koçi rikthehet në skenë e këtij festivali pesë vite pasi është nderuar me çmimin “ Aleksandri i Madh” për filmin “Tirana viti 0”.

Të martën në këtë festival do të shfaqet edhe filmi i vëllezërve belgë Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, “Heshtja e Lornës”, me protagoniste aktoren kosovare, Arta Dobroshi, e cila do të jetë e pranishme në festival. /shekulli/telegrafi/