Telegrafi

“Koha e karavanëve super të shpejtë”: Ky Mercedes-AMG CLS 63 S Shooting Brake arrin 329 km/h

Edhe kompania gjermane Pogea Racing mendon se koha e karavanëve super të shpejtë nuk ka kaluar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania gjermane këtë herë vuri në provë një Mercedes-AMG CLS 63 S Shooting Brake.

Kjo veturë ka një motor 5.5 litërsh biturbo V8 i cili jep si standard 585 kuaj fuqi dhe 800 Nm çift rrotullues maksimal, i cili mjafton për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h në 3.7 sekonda dhe i kufizuar elektronikisht në 250 km/h.

Por pas trajtimit adekuat në Friedrichshafen, pronarët e një modeli mjaft ekzotik në Evropë mund të mbështeten në 742 kuaj fuqi dhe 1,114 Nm çift rrotullues, i cili shpërndahet në të dy akset (4Matic) në ngarkim të një transmetimi automatik të rikalibruar me 7 shpejtësi.

Të dhënat e përshpejtimit nuk janë zbuluar, por dihet se Shooting Brake tërësisht i rafinuar (në rrotat 20 inç të të cilit janë gomat Michelin Pilot Sport 4S) përfundimisht arrin 329 km/orë, që është më se e mjaftueshme për të “shkaktuar shqetësim tek pronarët e supersporteve me dy ulëse”. /Telegrafi/