Site icon Telegrafi

Koha e fundit që Qeveria të nisë zbatimin e reciprocitetit me Serbinë (Video)

Derisa shteti serb në komoditet theu marrëveshjet e arritura në Bruksel, shteti më i ri Kosova pranoi gjithçka në heshtje, raporton KTV.

Krejt çka u bë janë deklarimet se do të ketë masa reciproke në llogari të të cilave zyrtarë institucionesh shfrytëzuan pozitat për përfitime të poenave politikë.

Marrëveshja nuk u zbatua për njohjen e diplomave, as ajo e lëvizjes së lirë goditjen e fundit qeveria e Beogradit e dha kur ktheu mbrapsht librat që Ministria e Arsimit kishte dërguar si donacion për nxënësit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Kjo do të ishte mundësia e fundit që Kosova të reagonte për të ngritur këtë çështje në Bruksel.

Hoti thekson se nuk ka një mënyrë të veçantë të zbatimit të këtyre masave, por ai do të duhej të ishte në të njëjtën formë për të dyja vendet.

Por ai konsideron se kjo neglizhencë e palës kosovare lë mundësi që edhe garantuesi i marrëveshjeve BE-ja të mos ndërmarr masa.

Rasti i fundit kur shteti Serb i cili ulet në tavolinën e bisedimeve me Kosovën pavarësisht marrëveshjeve që janë bërë atje nuk është munduar shumë që të jetësoj ato.

Së fundi mbi 100 mijë libra që destinacion kishin Luginën e Preshevës u kthyen pas 5 muajsh qëndrimi në terminalin doganor.

Exit mobile version