Site icon Telegrafi

Koenigsegg me veturë rozë për nder të Prince (Foto)

Për nder të këngëtarit Prince, i cili është ndarë nga jeta në vitin e kaluar, Koenigsegg ka vendosur që modeli Regera Renger të ketë ngjyrën rozë.

Super-vetura që ka linja shumë të mprehta si dhe disa pjesë të lakuara, ka nuancën me të cilën identifikohej muzikanti i njohur, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi suedez është kujdesur që të gjitha prekjet e fundit të makinës, të kenë po të njëjtën ngjyrë, por më të mbyllët.

Metalet e rrotave të përbëra me fibra karboni, janë të zeza që të përshtaten me karakterin dhe stilin e këngëtarit Prince.

Mirëpo, nuk bëhet e ditur se kur do të dalë në shitje ky model, që sipas të gjitha gjasave i përket një edicioni të limituar. /Telegrafi/

Exit mobile version