Site icon Telegrafi

Koenigsegg është befasuar me çmimin e ulët, që një ankand e ka nxjerrë në shitje One:1 (Foto)

Shuma e kërkuar për këtë model, prej 1.6 milionë euro, po konsiderohet si shumë e ulët

Shtëpia e ankandeve Bonhams, ka bërë të ditur muajin e kaluar, se do ta nxjerrë në shitje një koleksion të mahnitshëm hiper-makinash, transmeton Telegrafi.

Modelet Lamborghini Veneno, McLaren P1, Ferrari LaFerrari, Aston Martin One-77 dhe Koenigsegg One:1, të gjitha i përkisnin Teodoro Nguema Obiang Mangue, djalit të ish presidentit të Guinesë Ekuatoriale.

Hiper-makinat e konfiskuara në vitin 2016, nga policët në Gjenevë, do të dalin në shitje, derisa të ardhurat e mbledhura do të shkojnë për bamirësi. Aksioni është pëlqyer nga të gjithë, mirëpo Koenigsegg ka shumë vërejtje, sepse është befasuar me çmimin shumë të ulët të One:1, që e ka caktuar ankandi që e nxjerrë në shitje.

Derisa modeli është blerë me 2.4 milionë euro, kur ishte i ri, gjendja e mirë që ka tani, do t’ia mundësonte të shitej për më shumë se gjashtë milionë euro.

Mirëpo, është vendosur që Koenigsegg One:1 të del në shitje me çmimin fillestar prej 1.6 milionë euro, një çmim që duhet të jetë shumë më i lartë, sepse është model shumë i mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version