Site icon Telegrafi

Koenders: Liderët e partive politike janë përgjegjës për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki është takuar me homologun e tij holandez, Bert Koenders, dhe me anëtarë tjerë të Komisionit për BE në kuvendin holandez, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këto takime është folur për të ardhmen në BE dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia.

Sipas njoftimit të MPJ-së, Poposki ka theksuar se skenari më i mirë është përsëritja e procesit reformues në kuadër të bisedimeve të përafrimit, por është i nevojshëm tejkalimi i sfidave politike me burimet vendore.

Ndërkaq, Koenders ka theksuar se liderët e partive politike kryesore të Maqedonisë, janë përgjegjës për të gjetur një dalje nga kriza e tanishme politike në vend. Koenders ka kritikuar tërheqjen e pjesërishme të vendimit për falje nga ana e kryetarit Ivanov./Telegrafi/

Exit mobile version