Barcelona nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion në La Liga, ku pas pesë ndeshjeve të para ka vetëm nëntë pikë.
Gjiganti katalunas në kuadër të xhiros së shtatë të elitës së futbollit spanjoll do të pres Levanten në Camp Nou.
Në rast të dështimit në këtë takim, i pari që do të pësojë është trajneri holandez, Ronald Koeman.
Ka dit që në mediat e ndryshme spanjolle aludohet për shkarkimin e tij, por holandezin nuk e shqetësojnë këto zëra.
“Nuk mund të them shumë për ketë çështje, sepse kam kohë që nuk e lexoj shtypin. I dëgjoj fjalët që qarkullojnë, por gjithçka që ne duhet të bëjmë, është të fitojmë ndeshjet tona. Dëgjoj fjalë, dëgjoj emra. Kjo është puna juaj. Nuk kam ndërmend të harroj energji për gjëra që nuk i kontrolloj”, tha Koeman.
“Presidenti mund të flasë, ai është njeriu më i rëndësishëm në këtë klub. Nuk kam asnjë problem me të. Jam i fokusuar tek puna ime. Duhet të fitojë ndeshjet me skuadrën time. Pjesa tjetër nuk më intereson”, u shpreh trajneri holandez.
Tutje tekniku holandez foli edhe për rikthimin e super talentit Ansu Fati, i cili pritet të jetë i gatshëm për këtë sfidë, por sipas Koeman, atij i duhet ende kohë për ta kapur formën optimale.
“Fati është rikthyer, por ka akoma punë për t’u kthyer në formën e tij optimale. Ne duhet ta ndihmojmë, e rëndësishme është që u rikthye”, u shpreh Koeman. /Telegrafi/