Ronald Koeman shprehu zhgënjimin e tij pas humbjes së Barcelonës në derbin e javës në La Liga ndaj Atletico Madridit.
Barcelona u mposht 1-0 në udhëtimin e tyre te Atletico me anë të një goli të Yannick Carrasco në minutat shtesë të pjesës së parë, kjo edhe për fajin e portierit Marc-Andre Ter Stegen.
Kjo humbje në këtë lloj mënyrë e ka zhgënjyer edhe trajnerin holandez, Koeman, i cili e sheh si të papranueshëm një gol si ky.
“Ne kemi luajtur mirë në pjesën e parë, por një ekip si Barcelona nuk mund të pranojë një gol në minutën e 47-të siç pranuam ne”, ka thënë fillimisht Koeman.
“Jam i shqetësuar si çdo trajner. Ka shumë lëndime këto ditë për shkak të orarit që kemi. Unë do të pres deri nesër për të parë se si po ecin dy lojtarët [Pique dhe Sergi Roberto]; Nuk e di nëse do të jenë jashtë fushave për ca kohë. Nuk kam folur me mjekun akoma”.
❝We know it's really difficult against a team [that defends so well].❞
— @RonaldKoeman, on the 1-0 defeat at Atlético pic.twitter.com/FdEpcjR1Lv— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 21, 2020
“Ne duhet të përmirësohemi në sulm dhe mbrojtje. Ne e dimë që duhet të vazhdojmë me ndeshjet fituese. Lojtarët po punojnë mirë, por ne duam rezultate më të mira”.
“Në parim kemi bërë më të mirën tonë. Pastaj kishim dy shanse shumë të pastra për të barazuar. Është gjithmonë e vështirë, e dimë që Atletico mbrohet shumë mirë. Goli i pranuar ishte faji ynë; nuk është mirë dhe nuk mund të ndodhë”.
“Si çdo trajner unë jam përgjegjës. E dimë që duhet të përmirësojmë rezultatet dhe duhet t’u besojmë lojtarëve që kemi. Ne duhet të përmirësohemi në sulm dhe mbrojtje. E dimë se duhet të vazhdojmë me ndeshjet fituese”, përfundoi ai. /Telegrafi/