Telegrafi

Koeman turpëron lojtarin e Barcelonës para të gjithëve: Ti flet në media për planet tona

Ronald Komean nuk ka kursyer akuza ndaj një lojtari të Barcelonës para të gjithë lojtarëve të tjerë në stërvitje.

Trajneri holandez ka drejtuar gishtin nga Riqui Puig, duke i thënë se ai po i zbulon të gjitha planet e tyre në media.

Sipas asaj që raporton El Pais, 21-vjeçari ka bërë publik vendimin e Koemanit që ai të largohet nga klubi në janar në formë huazimi.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Koemanit që në stërvitje, para gjithë skuadrës, i ka thënë Puigit: “Ti flet në media, tregon planet tona”.

Lexo po ashtu Përballjet e mundshme në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve - takime mjaft interesante

Duket se spanjolli nuk ka të ardhme nën urdhrat e ish-strategut të Evertonit, andaj largimi nga Camp Nou pritet të ndodhë në muajin e ardhshëm.

Puig nuk po ka shuam hapësirë te Barcelona dhe mund të largohet në formë huazimi te ndonjë skuadër nga La Liga. /Telegrafi/