Barcelona pësoi humbje 3-0 ndaj Bayern Munich të martën e kaluar dhe më pas, këtë të hënë, barazuan me Granada në La Liga.
Rezultatet e arritura e kanë prekur paksa pozitën e Ronald Koeman në Barcelonë. Sidoqoftë, ai njëherë nuk do të largohet.
Edhe pse është gjithnjë e më e qartë se Barcelona nuk është aty ku duan të jenë dhe edhe durimi i Joan Laporta me Koeman ka filluar të zbehet, holandezi do të jetë në drejtim edhe në ndeshjen Cadiz -Barcelona të enjten.
Në këtë ndeshje, pozicioni i Koeman me klubin katalanas mund të ndryshojë.
Barazimi kundër Granadës e ka lënë holandezin në një pozitë jo të mirë.
Nuk janë vetëm pikët e lëna, por edhe stili, pasi lojtarët e tij në përfundim të ndeshjeve vazhdojnë të hedhin harkime, një koncept që do të dukej i palogjikshëm pesë ose 10 vjet më parë kur Barcelona ishte një skuadër e frikshme.
Koeman ka vuajtur në qëndrimin e tij në klub, pasi ka humbur yjet në afatin kalimtar dhe më pas kishte gjashtë lojtarë jashtë për shkak të dëmtimeve për ndeshjen e së hënës.
Sidoqoftë, tifozët e Barcelonës po bëhen të paduruar. Barca aktualisht është në vendin e shtatë në La Liga./Telegrafi/