Telegrafi

Koeman pritet të shkarkohet nga Barcelona, Roberto Martinez favorit për ta zëvendësuar

Barcelona thuhet se po përgatitet të ndahet me Ronald Koeman, ndërsa trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, është objektivi kryesor për ta zëvendësuar atë.

Spekulimet në lidhje me të ardhmen e trajnerit holandez janë ndezur gjatë disa muajve, por tani është marrë një vendim për të shkuar në një drejtim tjetër.

Gjigantët e La Ligës tani janë duke pritur në momentin e duhur për të bërë një ndryshim, pasi ata janë në mes të një programi të vrullshëm vendas dhe evropian.

Lexo po ashtu Koeman në rrezik për tu shkarkuar, ky është ultimatumi që i ka vënë Barcelona

Sipas mediumit Goal.com, një shkarkim i Koeman nga Barcelona duhet i pashmangshëm, edhe pse jo brenda këtij muaji.

Goal.com shton se ka mësuar se takimi i radhës në Camp Nou nuk do të veprojë si urë, me plane afatgjata në proces të hartimit.

Ish-kapiteni Xavi vazhdon të jetë i lidhur shumë me një rikthim në Kataluni si trajner dhe nuk e ka fshehur faktin se ai do të donte të menaxhonte Barçën në një të ardhmen.

Megjithatë, ai  është i lidhur me një kontratë në Katar me klubin Al Sadd dhe nuk është aktualisht zgjedhja kryesore për Joan Laporta dhe grupin e tij.

Lexo po ashtu Koeman zbulon detaje të një bisede me Laportan në qershor: Më tha se nuk ka besim në mua, do të kërkonte trajner

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez është opsioni i preferuar tani për tani, por ai gjithashtu është në një marrëveshje të vlefshme diku tjetër.

Spanjolli aktualisht është i fokusuar në finalet e Ligës së Kombeve me Belgjikën në tetor, ndërsa kualifikimet janë duke u zhvilluar për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Mund të ndodhë që Martinez, i cili është një vendas katalanas, është i gatshëm të largohet nga posti i tij te Belgjika. /Telegrafi/