Telegrafi

Koeman preferon të mos flasë për Superligën Evropiane

Ronald Koeman mendon se ka pasur një diskutim shumë të përhapur në të gjithë botën e futbollit në lidhje me Superligën Evropiane të propozuar sa që ai preferoi të mos komentonte në lidhje me përfshirjen e Barcelonës .

Superliga Evropiane ka qenë tema më e nxehtë në ditët e fundit në gjithë botën, duke lënë pas edhe pandeminë e COVID-19.

12 klube të mëdha evropiane vendosën të themelojnë një të ashtuquajtur Superligë Evropiane, por kjo ka hasur në rezistencë nga UEFA, FIFA, tifozët dhe klubet tjera.

Lexo po ashtu “Kontratat janë të detyrueshme”, Florentino Perez me paralajmërim të fortë për klubet që tërhiqen nga Superliga Evropiane

Pas presionit të madh tashmë gjashtë klubet e mëdha angleze, Interi, Milani dhe Atletico Madridi kanë konfirmuar largimin nga ideja e jetësimit të Superligës.

Në lidhje me këtë temë është pyetur trajneri i Barcelonës, Koeman, por ai ka preferuar të mos flasë, pasi sipas tij këto i takojnë drejtuesve.

“Unë fola me presidentin Joan Laporta dje dhe ai më shpjegoi pozicionin e klubit. Ka pasur kaq shumë diskutime sa është më mirë të mos japësh një mendim”, ka thënë fillimisht Koeman në një konferencë shtypi sot (e mërkurë).

Lexo po ashtu Dymbëdhjetë klubet që formuan Superligën Evropiane kanë rreth 3 miliardë euro borxhe – renditja nga më borxhliu tek klubi i vetëm në plus

“Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë dhe duhet të presim. Unë dua më të mirën për klubin. Unë nuk do të përgjigjem më shumë. Unë nuk jam zëdhënësi, gjithmonë është presidenti. Detyra ime është të përgatis ekipin, por ajo është normale që ju të pyesni”.

“Ka kaq shumë që po ndodh për shkak të reagimeve të njerëzve dhe ne duhet të presim dhe të shohim se si do të dalë në fund. Ne duam më të mirën për këtë klub, por presidenti duhet të flasë”, përfundoi trajneri i Barçës. /Telegrafi/