Site icon Telegrafi

Koeman po e humbë besimin e bordit të Barcelonës – vetëm një muaj në krye të skuadrës

Barcelona është aktualisht në një rrëmujë. Luis Saurez i dha lamtumirën klubit, duke u larguar pas gjashtë vitesh qëndrimi në Camp Nou.

Sulmuesi uruguaian kaloi te rivali i La Ligës, Atletico Madridi për pesë milionë euro, duke lënë të frustruar Lionel Messin me bordin e klubit.

Ylli argjentinas i dha një mesazh lamtumirës Suarezit, ndërsa kritikoi kryesinë e klubit se nuk din t’i nderojnë legjendat e klubit.

Sipas asaj që raporton Marca, për trajneri Roland Koeman gjërat nuk kanë filluar mirë, shkaku që ishte afër të largonte 33-vjeçarin nga Barcelona, derisa Suarezit nuk i dha asnjë shans.

Lexo po ashtu Vazhdojnë ‘goditjet’ ndaj bordit të Barcelonës – Alves përkrah Messin në fjalët për largimin e Suarezit nga Camp Nou

Me vetëm një muaj në krye të skuadrës, holandezi ka filluar të humbë besimin te bordi i klubit, pasi deri më tani nuk ka realizuar asnjë transferim.

Koeman ka kërkuar që në këtë afat të transferohet disa lojtarë, mirëpo Barcelona ende nuk i ka ofruar asnjë prurje të re. /Telegrafi/

Exit mobile version